Flash News

KRYESORE

Në mes të qiellit; avioni humb presionin e kabinës, 33 pasagjerë përfundojnë në spital

‘AN Investigation’ ka raportuar se Ryanair Boeing 737 ka humbur presionin e kabinës dhe ka shkaktuar dëme shëndetësore tek pasagjerët, të cilëve u ka rrjedhur gjak nga veshët dhe hundët.

Në fluturimin nga Dublin për në Zadar të Kroacisë, incidenti ka ndodhur mbrëmë, ku menjëherë pasi kabina ka humbur oksigjenin kanë rënë maskat për oksigjen. Avioni ka bërë ulje të detyruar në Frankfurt, Gjermani dhe policia gjermane është shprehur se 33 persona kanë përfunduar në spital.

Kompania ajrore është shprehur se ka mungesë akomodimi për pasagjerët, të cilët duhet të presin për tu nisur sot me një tjetër fluturim.

Pavarësisht lëndimeve, pasagjerët kanë vlerësuar punën e pilotëve për të ulur avionin.

Të fundit