Flash News

KRYESORE

Në modë gjuha seksiste. Ngjela – ish deputetes: Fute gjuhën brenda, unë nuk jam Ulsi Manja

Në modë gjuha seksiste. Ngjela – ish deputetes: Fute gjuhën

Avokati Spartak Ngjela ka pasur një përplasje me fjalor jo dhe aq etik me përfaqësuesen e PDIU-së, Mesila Doda në emisionin Open. Debati nisi pasi Ngjela akuzoi përfaqësuesit e opozitës se nuk justifikojnë paratë e tyre dhe se kanë nxitur akte dhune në protesta.

“Nuk u shkon atyre, menduan ta bënin me dhunë por e kishin gabim”, ishte arsyetimi i Ngjelës për mënyrat që zgjodhi PD për të rrëzuar Ramën.

Doda replikoi duke theksuar se në protestat e opozitës kanë dalë shumë njerëz të varfër që janë sulmuar dhe grabitur nga qeveria dhe kjo është çështje e të drejtave të njeriut.

“Fute gjuhën brenda dhëmbit. Rri mirë aty, se s’jam Manja unë”, ia ktheu Ngjela. Por menjëherë ndërhyri moderatorja Vasili duke thënë: “Nuk të shkon sulmi ndaj zonjave”.

Edhe kreu i sapo zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pati një incident të tille me fjalor seksist me gazetaren e TV Klan, Enkelejda Mema. “Sot dukesh shumë e eksituar. Vizitohu”, u shpreh Gjinushi.

Të fundit