Flash News

KRYESORE

Në moshën 12-vjeçare, ndërron jetë qenushi më i bukur në botë "Boo"

Qeni më i bukur në botë, Boo, ka ndërruar jetë.  Boo dhe shoqëruesi i tij Buddy, i cili vdiq vitin e kaluar, u bënë viral në internet kur pronarët e tyre amerikanë filluan të ndajnë fotot e tyre të admirueshme. Vdekja e tij u konfirmua në një postim të bërë nga pronarët e tij për 16 milionë ndjekësit e tij të Facebook. Ai ishte 12 vjeç.

"Menjëherë pasi Buddy vdiq, Boo tregoi shenja të problemeve të zemrës. Mendojmë se zemra e tij u shkatërrua kur Buddy na la," kanë shkruar pronarët e tij në Facebook

"Boo solli gëzim për njerëzit në mbarë botën," vazhdon më tej statusi.

Përveç famës së tij në rrjetet sociale, Boo kishte një marrëveshje librash, duke u shfaqur në fotot e librave "Boo: Jeta e qenit më të bukur të botës", botuar në 2011.

Qeni gjithashtu,  "diskutoi" në një intervistë të vitit 2012 me CNN se si po e menaxhon famën.  "Jeta nuk ka ndryshuar shumë për mua," tha ai. "Më pëlqen të rri në shtëpi, të luaj me lodra dhe të bisedoj me Buddy-n".

Të fundit