Flash News

KRYESORE

Në moshën 52-vjeçare, sulmuesi rinovon kontratën me ekipin e futbollit

Në moshën 52-vjeçare, sulmuesi rinovon kontratën me ekipin

Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura, është kthyer në motivim për ata futbollistë, që mes problemeve synojnë të mbyllin më herët karrierën e tyre.

Ai ka rinovuar kontratën me ekipin e tij dhe po përgatitet të luajë sezonin e 34-t si profesionist.

Kazuyoshi Miura është një nga futbollistët më të mirë në ligën e dytë japoneze, madje ndihmon skuadën e tij përmes golave të bukur.

“Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë. Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë impenjohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez 52-vjeçar.

Të fundit