Flash News

KRYESORE

Në Muriqan kthehen udhëtarët që vijnë nga Italia, shqiptarët nuk zbatojnë rregullin bazë në sportele

Në pikën kufitare të Muriqanit sot kanë nisur masa të rrepta për udhëtarët që vijnë nga Italia. Ata nuk janë lejuar të kalojnë në tokën shqiptare, madje nuk lejohen edhe ata që kanë destinacion daljen nga Shqipëria drejt shtetit italian, për shkak të masave për parandalimin e Covid-19.

Megjithatë, pavarësisht masave dhe rregullave që qarkullojnë ditët e fundit në media dhe rrjetet sociale, shumë prej shqiptarëve nuk respektojnë rregullin bazë kundër mundësisë së infektimit me coronavirus, distancën minimumi një metra nga njëri-tjetrit dhe pa maska mbrojtëse.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga politiko.al, udhëtarët grumbullohen pranë njëri-tjetrit në sportelet duke pritur në radhë për kryerjen e shërbimeve

Deri tani janë konfirmuar 10 persona të prekur në vendin tonë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-11-at-11.12.20.mp4"][/video]

Të fundit