Flash News

KRYESORE

Në ndihmë të Kosovës, fansat e Dua Lipës nisin të mbledhin fonde

Në ndihmë të Kosovës, fansat e Dua Lipës nisin të

Dua Lipa po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar dhe fansat kanë bërë “çmenduri” të ndryshme për të. Por kësaj radhe, gjesti i tyre është vërtetë i veçantë. Të gjithë e dinë origjinën e saj dhe për faktin se Dua Lipa sa herë i jepet mundësia tregon se është shqiptare, nga Kosova.

E për këtë disa prej fansave vendosën të fillojnë një fushatë për të mbledhur para për “Sunny Hill Foundation”, për nder të ditëlindjes së Duas. Duke filluar nga 30 korriku e deri në datën e ditëlindjes së Duas më 22 Gusht, do të mblidhen para nga fansat.

Misioni i “Fondacionit Sunny Hill” është zvogëlimi i varfërisë dhe padrejtësitë, të forcojë vlerat demokratike, të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të avancojë arritjet njerëzore për popullin e Kosovës. Dua është shprehur se një pjesë të fitimeve nga koncerti në Prishtinë, do të shkojnë në fondacionin e krijuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Të fundit