Flash News

KRYESORE

“Ne nuk jemi SPAK”, Mark Marku sqaron si përzgjidhen kandidatët për deputetë në PD

“Ne nuk jemi SPAK”, Mark Marku sqaron si përzgjidhen

Njëri nga pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka sqaruar se si bëhet përzgjedhja e kandidatëve.

Duke folur në emisionin “Open”, Marku thotë se kandidatët përzgjidhen në bazë të disa parime si pastërtia e figurës, pasuria, integriteti moral, kontributi në parti.

“Ne nuk marrim përsipër të jemi një gjykatë supreme pagabueshme, jemi individë, por gjykojmë mbi bazën e disa parimeve. Marrim parasysh disa elementë në përzgjedhjen e kandidatëve. Jemi një komision që zgjedhim përfaqësuesit politikë të një partie politike dhe ka një sërë elementesh që hynë në lojë. CV, integriteti moral, kontributi që kanë në parti, rezultati që kanë marrë kur janë votuar në zgjedhje, etj..

Ne nuk jemi SPAK, as strukturë hetimore, por një komision vlerësimi që gjykojmë, sepse aty është deklarimi i të ardhura dhe shohim mospërputhjen e të ardhurave me profesionin që kanë. Se psh. Një si puna ime që është pedagog dhe ka një pallat, ne e dyshojmë atë. Ata kanë bërë një deklarim pasurie. Ne nuk mund të bëjmë hetim, por investigim, aty ku shikojmë mospërputhje interesohemi, marrim informacion he bëjmë verifikimet tona.

Për pastërtinë e figurës, nuk është shumë e vështirë sepse 80% e kandidatëve kanë qenë fëmijë kur është rrëzuar regjimi. E dyta, te CV deklarohet se ku ka punuar personi gjatë gjithë jetës së tij profesionale”, u shpreh Marku.

Të fundit