Flash News

KRYESORE

Në orën 12:00 nis protesta, 2500 policë në terren; këto janë rrugët që bllokohen në Tiranë

Në orën 12:00 nis protesta, 2500 policë në terren; këto

Sot në orën 12:00 do të nisë në Tiranë protesta e planifikuar e opozitës. Policia ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës, ndërsa 2500 efektivë do të jenë në terren.

Gjithashtu, grupet e FNSH-së dhe RENEA-s do të jenë në dispozicion në rast të një përplasjeje.

Policia ka lajmëruar edhe për bllokimin e disa akseve të rëndësishme në kryeqytet, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve.

Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

Të fundit