Flash News

KRYESORE

Në Parlamentin e Katalonjës dërgohet rezoluta e pavarësisë, Rajoy kërkon shkarkimin e Puigdemontit

Në Parlamentin e Katalonjës dërgohet rezoluta e

Partitë separatiste katalanase paraqitën sot në Parlamentin rajonal një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre, të kërcënuar nën tutelën e qeverisë qendrore, njoftoi një zëdhënës i koalicionit indipendentist në pushtet në Katalonjë.

“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga indipendistët, që kanë maxhorancën absolute në Parlamentin rajonal”, theksoi zëdhënësi.

Rezoluta do t’i nënshtrohet në parim votimit gjatë një seance në parlamentin katalanas.

Ndërkohë, po sot, kryeministri spanjoll, konservatori Mariano Rajoy, i kërkoi Senatit autorizimin për të shkarkuar presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont dhe të gjithë qeverinë e tij, si kundërshtim ndaj projekteve të tyre për pavarësi.

Rajoy kërkoi shkarkimin e presidentit të rajonit të Katalonjës, të zëvendëspresidentit dhe këshilltareve të qeverisë rajonale, nën duartrokitjen e senatorëve, pjesa më e madhe anëtarë të partisë së tij.

Ai theksoi gjithashtu se objektivi ishte mundësimi i zgjedhjeve rajonale brenda gjashtë muajve.

Të fundit