Flash News

KRYESORE

‘Në periferi nuk ka gra’, Rama 'thumbon' burrat me poste drejtuese: Me kë i bëjnë fëmijët këta?

‘Në periferi nuk ka gra’, Rama 'thumbon' burrat me

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë këshilltare në Këshillat Bashkiakë të vendit.

Duke shpalosur nismën ‘Edhe një’, si qasja më e re ndaj grave dhe vajzave, Rama tha se gratë s’mund të përdoren si dekor, por të jenë pjesë e vendimmarrjes. Po ashtu kryeministri theksoi se në zonat periferike roli i gruas nuk vlerësohet, pa kursyer ironinë për burrat.

“Gratë s’mund të jenë dekor. Në organizimin tonë e kemi pasur sfidë të hapur që gruaja duhet të jetë simbol i përfaqësimit. Gratë janë më pak të korruptuara sesa burrat.  Në 50 përqind të këshillave bashkiakë ka gra. Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne.

Se me kë i bëjnë fëmijët dhe se kush kujdeset kjo mbetet një pikëpyetje e madhe. Ajo që është e rëndësishme sot është që ne nuk na duhet thjesht përfshirja më e madhe e grave përr barazi gjinore, por për të pasur më shumë njerëz seriozë dhe të aftë, por edhe efiçentë”-tha Rama.

 

Të fundit