Flash News

KRYESORE

Në përpjekje për të ndaluar bulizmin, familja mbretërore rregulla strikte për komentet në rrjete sociale

Në përpjekje për të ndaluar bulizmin, familja

Familja mbretërore angleze ka përpiluar disa rregulla si një përpjekje për të luftuar bulizmin dhe fjalët e pahijshme në rrjetet sociale.  Ata kanë publikuar rregullat për  fansat që ndërveprojnë me ta në profilet e tyre zyrtare në Twitter dhe Instagram. Sipas këtyre rregullave komentet nuk mund të:

Përmbajnë fjalë fyese, ofendime, kërcënime, janë abuzive, shfaqin urrejtje, promovojnë dhunën apo ngacmimet seksuale.

Promovojnë diskriminimin, bazuar në: racën, gjininë, fenë, nacionalitetin, paaftësinë, orientimin seksual ose moshën.

Thyerjen e kushteve dhe rregullave të mediave sociale.

Komente të pakuptueshme ose që nuk lidhen me temën.

Përmbajnë reklama ose shërbime promocioni.

Dhe nëse ju nuk do i përmbaheni këtyre rregullave dhe do i thyeni ato, familja mbretërore ka të drejtën të fshijë apo fshehë komentet, të bllokojë komentuesit, si dhe t`jua dërgojë komentet autoriteteve të investigimit. Kjo masë u ndërmor pas ankesave për komentet mes fansave të dy dukeshave, Kate dhe Meghan.

Të fundit