Flash News

KRYESORE

“Në Pezë ke drogë sa të duash”, kryebashkiaku i PS i përgjigjet gazetarit: S’jap garanci se nuk ka në Lezhë, Vlorë e Tiranë

“Në Pezë ke drogë sa të duash”, kryebashkiaku i

Gazetari Basir Çollaku shprehet i bindur se në rrethinat e Tiranës kultivohet lëndë narkotike.

Duke folur në ‘Open’, gazetari përmendi rastin e Pezës.

“Në Pezë dhe në rrethinat e Tiranës ke drogë sa të duash, pjesën tjetër e kemi me kulla. Ka edhe në tre zona në Lezhë”, deklaroi gazetari.

I pyetur mbi këtë deklaratë kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, një ish drejtor policie, nuk jep garanci se nuk ka parcela ku kultivohet kanabisi jo vetëm në Lezhë, por edhe në Vlorë e Tiranë.

“Janë informacionet e qytetarit digjital. Nuk jap siguri se nuk ka as në Lezhë, Tiranë e as në Vlorë. Nuk jam kompetent. Lezha ka koordinim ndërinstitucional i drejtuar nga prefekti. Kemi shkelur territorin në këmbë. Nuk jap garanci 100% se nuk ka”, u shpreh Ndreu.

Të fundit