Flash News

KRYESORE

Në politikë apo media, Ori Nebijaj tregon ku ka më shumë bërryla

Në politikë apo media, Ori Nebijaj tregon ku ka më shumë

Moderatorja Ori Nebijaj, e ftuar në “Një kat më lartë”, ka folur për punën e saj aktuale, për eksperiencën në politikë por edhe për dallimet mes tyre.

E pyetur nga Ermali se ku ka më shumë falsitet, në politikë apo në media, moderatorja u shpreh, "Nuk bëjnë dot  pa njëra-tjetrën”.

Ndërsa se ku ka më shumë bërryla, Ori shtoi, “Ndoshta politika mund të ketë bërryla më të thellë por media i ka të vazhdueshëm”.

Sa i përket eksperiencës së saj në politikë dhe kandidimin për Forumin Rinor, Ori e konsideron si eksperiencë tepër të çmuar.

Më tej e pyetur nga moderatori për marrëdhënien me shefin e gatimit Renato Mekolli dhe zënkën e shumpërfolur mes tyre, Ori shtoi, “ Unë me Rehaton ishim miq dhe bëmë një biznes bashkë. Por nuk është hera e parë që dy miq bëhen bashkë dhe tërhiqen. Ai ishte profesionist, unë isha marrë me biznes. Biznesi është biznes dhe ka bërë që të prishen edhe vëllezër, edhe miq”.

E pyetur nëse ka gabuar ndonjëri prej tyre që ndikoi në marrëdhënien e tyre, Ori shtoi, “Nuk gaboi asnjëra, as financat as Ori as Renato. S’ka pse të gabojë në këtë pjesë. Unë s’kam si të flas keq. Vet zgjodha të jem pjesë e atij restoranti dhe vetë vendosa të tërhiqem”. Ajo tregoi se me Renaton nuk ka më komunikim, por theksoi se nuk është nga ata njerëzit që mbajnë inate të përjetshme.

Ndërsa e pyetur nëse ka ndonjë marrëdhënie aktualisht, moderatorja u shpreh, “Nuk them asgjë për raportin”,-duke shtuar se nuk ka patur asjë raport me meshkuj publik deri më tani.

A ia ka nxirë jetën Eno Popi? Rrëfehet ish-zëdhënësja e PD-së

Të fundit