Flash News

KRYESORE

Në prag divorci, shqiptari qëllon disa herë me thike gruan në Itali

Në prag divorci, shqiptari qëllon disa herë me thike gruan

Një shqiptar ka qëlluar disa herë më thikë gruan me të cilën ishte në proces divorci në Itali. Ngjarja ka ndodhur në një parking në Suzzara, në provincën e Mantovës.

Sipas medieve italiane, e gjithë skena ndodhi në prezencë të shumë qytetarëve të tjerë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se ata kanë patur fillimisht një përplasje verbale mes tyre dhe më pas 48-vjeçari ka qëlluar me thikë disa herë gruan 37-vjeçare në pjesën e kraharorit dhe në qafë.

Në këtë moment kanë ndërhyrë një qytetar i rastësishëm, i cili po ashtu është lënduar.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital ku dhe po trajtohet intensivisht.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ka mundur ta arrestojë pak metra më larg.  Ende nuk dihen motivet e krimit.

Të fundit