Flash News

KRYESORE

Në prag të finales së Champions, Kievi në kaos dhe vende bosh në stadium

Në prag të finales së Champions, Kievi në kaos dhe vende

Finalja e “Champion League” mes Realit dhe Liverpool-it është shumë afër dhe nga raportimet e fundit në Kiev, duket se jo çdo gjë po shkon mirë.

Kjo për arsye se ka kaos në aeroport për shkak të mijëra tifozëve që kanë zbarkuar, ndërkohë që  trafiku ka bllokuar disa rrugë kryesore.

Për më tepër, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit do të ketë vende bosh në stadium, pasi Reali i Madridit ka kthyer 1.000 bileta nga UEFA për shkak të transportit aspak komod dhe çmimeve të “çmendura” të hoteleve, duke dekurajuar tifozët.

Këto bileta nuk do të mund të rishiten për arsye sigurie.

Për tifozët e Liverpoolit ka gjithashtu probleme, pasi më shumë se 1.000 prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë të premten, për shkak të një konflikti mes një kompanie ajrore dhe Aeroportit të Kievit.

Ndërhyrja e autoriteteve, në veçanti e kryebashkiakut të Kievit, ish-kampionit të boksit Vitali Klitschko, pritet të zhbllokojë gjithçka vetëm të shtunën e finales.

Të fundit