Flash News

KRYESORE

Në prag të miqësores me Kosovën, dëmtohet një tjetër futbollist i Kombëtares

Në prag të miqësores me Kosovën, dëmtohet një

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ermir Lenjani, është dëmtuar gjatë seancës stërvitore dhe me shumë mundësi mund të mungojë në ndeshjen miqësore me Kosovën.

Pak ditë më parë, u dëmtua edhe mbrojtësi tjetër i majtë, Binaku, ndërkohë që alternativa e vetme e mbetur është Hysen Memolla, i cili pritet ta nisë takimin si titullar.

Kujtojmë se i larguar nga grumbullimi i Kombëtares është edhe sulmuesi shkodran Armando Vajushi.

Të nesërmen në orën 20:00, Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të luajnë ndeshjen miqësore në Zyrih të Zvicrës.

Të fundit