Flash News

KRYESORE

Në pranga djali i drejtorit të PS në Lezhë, u kap me drogë

Në pranga djali i drejtorit të PS në Lezhë, u kap me

Një 22 vjeçar u arrestua nga policia në Lezhë, pasi u kap me 2.5 kg kanabis sativa.  Në prangat e policisë dy ditë më parë ra Xhuliano Frroku, djali i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë Bardhok Frroku. Uniformat blu pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me qytetarët, finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Kreshta 2”.

Në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, Lezhë, u ndalua një automjet tip “Benz”, pas dyshimeve se transportonte lëndë narkotike. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i automjetit kundërshtoi punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit, por u neutralizua.

Pas kontrollit të kryer në automjet, në pjesën e ulëses së pasme u gjet dhe sekuestrua lënda narkotike. Duhet thënë se i ndaluari e shfaqte veten ën luks në rrjetet sociale. Ai mbante orë dhe bizhuteri të shtrenjta, ndërsa sa i përket informacioneve rreth vetes e paraqiste veten si “Spaqator” (shpërndarës droge).

Të fundit