Flash News

KRYESORE

Në pranga hajdutët shqiptarë, u zbuluan nga komshiu ndërsa po hynin të grabisnin vilën

Në pranga hajdutët shqiptarë, u zbuluan nga komshiu ndërsa

Kishte vapë dhe doli në ballkon për t’u freskuar. Por në banesën e komshiut pa tre të rinj të cilët po futeshin brenda me forcë e ishin të maskuar. Menjëherë telefonoi policinë se po ndodhte një grabitje. Karabinierët e patos nuk vonuan dhe arrestuan grabitësit që ishin nga Shqipëria. U zbulua se pak më parë kishin vjedhur edhe një tjetër shtëpi.

Të arrestuarit janë të moshave 24, 28 dhe 34 vjeç dhe jetonin në Prato. Ata u prangosën në orët e para të mëngjesit të së enjtes, shkruan “Il Tirreno”. Grabitësit i kishin marrë informatat se në vilë nuk gjendje njeri dhe e kishin piketuar për ta vjedhur. Ndërsa ata ishin brenda banesës dëgjuan sirenat e policisë. Menjëherë dolën nga vila e hipën në makinë, por policët italianë i ndoqën dhe i detyruan që të ndalonin.

Në makinën e të rinjve, policia italiane gjeti dorashka, maska dhe mjete të tjera që përdoren për grabitje. Ata gjetën edhe një dokument identifikimi dhe arritën ën përfundimin se ishte marrë nga banesa tjetër, në të cilën ata kishin hyrë me forcë pak më parë. Gjithashtu kishin vjedhur edhe një orë me vlerë 800 euro, që e mbante në dorë njëri prej grabitësve.

Të fundit