Flash News

KRYESORE

Në pranga nënkryetari i dytë i PD-së, akuzohet si i përfshirë në përleshjet në KZAZ në Dibër

Në pranga nënkryetari i dytë i PD-së, akuzohet si i

Policia e Dibrës vuri në pranga një tjetër nënkryetar të Partisë Demokratike, pasi akuzohet si i përfshirë në protestat në KZAZ-në e Dibrës. Ilir Hysa dyshohet se ka qenë pjesë e protestuesve gjatë përleshjeve të dhunshme me policinë më 28 qershor në KZAZ-në me numër 19.

Pak ditë më parë në doganën e Blladës u ndalua nga uniformat blu një tjetër nënkryetar i PD-së në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça. Partia Demokratike ka tre nënkryetarë në Dibër.

Përleshjet më 28 qershor ndodhën ndërsa protestuesit kishin për qëllim që të futeshin në KZAZ dhe të merrnin materialet zgjedhore, sepse ishin kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor.

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, ndërkohë nga kjo ngjarje pati të dëmtuar dhe të ndaluar nga të dyja palët. Ditën e djeshme, Gjykata e Dibrës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 13 të ndaluarit nga kjo ngjarje.

Të fundit