Flash News

KRYESORE

Në pranga për trafik ndërkombëtar droge, gazetarja Lala: Nëndrejtori i spitalit të Sarandës, anëtar aktiv i bandës

Në pranga për trafik ndërkombëtar droge, gazetarja Lala:

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka deklaruar se mes të arrestuarve në operacionin e FNSH për trafik ndërkombëtar droge është edhe nën/drejtori i Spital të Sarandës, Florenc Llanaj.

Sipas saj, ai ishte anëtar aktiv i bandës me 8 anëtarë në total. “Janë tetë të arrestuar. Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë që do jenë më shumë. Nëndrejtori i Spitalit është anëtar aktiv i bandës, nga burimet thonë që merrej me trafik droge dhe ka përgjime disa mujore të realizuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nesër Prokuroria dhe Policia do të kenë një konferencë të shtyp. Flitet për një trafikim në sasi të mëdha kanabisi. Në këto momente, aksioni është ende në vijim. Po bëhen kontrolle banesash, ka kontrolle shtëpish”, deklaroi Klodiana Lala në ‘Opinion’.

Deri më tani janë zbuluar identitetet e pesë personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi. Tetë personat e arrestuar janë nisur drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rënda sigurie, ndërsa mes personave të shoqëruar ishin edhe dy femra, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.

Të fundit