Flash News

KRYESORE

Në Preshevë hapet Fakulteti i Studimeve Islame, studiuesi: Kemi më shumë nevojë për Shkencat Natyrore dhe Shoqërore

Në Preshevë hapet Fakulteti i Studimeve Islame, studiuesi: Kemi

Në qytetin e Preshevës në Serbi do të hapet Fakulteti i Studimeve Islamike, pjesë e Universitetit Internacional të Novi Pazarit. Ka qenë Myftiu i Preshevës ai që ka kërkuar fillimin e procedurave të hapjes së këtij fakultetit dhe më pas është përkrahur edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Serbisë.

Universiteti Internacional është institucion privat në Serbi dhe është hapur në vitin 2002 pas kërkesës së boshnjakëve të Novi Pazarit për të patur edhe ata universitetin e tyre. Ky universitet është shtrirë më pas me disa fakultete edhe në Luginën e Preshevës, të banuar nga shqiptarët.

Por, profesorët dhe studiuesit shqiptarë në Serbi kërkojnë që në Luginë të hapet një universitet ose të paktën fakultete të universiteteve shtetërore, të cilat kanë një cilësi më të mirë.

Profesori Xhemaledin Salihu është shprehur se Presheva ka më shumë nevojë për Fakultete të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Shoqërore dhe jo Fakultete të Ekonomisë dhe Juridikut që funksionojnë aktualisht në këtë qytet. Në Preshevë mungon gjithashtu një fakultet për përgatitjen e mësuesve, ndërkohë që sipas Salihut, Lugina nuk ka më nevojë për të diplomuar në Studimet Islame, pasi nevojat përmbushen nga medresetë.

Të fundit