Flash News

KRYESORE

Në Presidencë po lexohen dokumentet/ Ilir Meta: Do vëmë një monitor dhe në Bruksel, edhe më të madh

Në Presidencë po lexohen dokumentet/ Ilir Meta: Do vëmë

Në një konferencë nga Presidenti, Ilir Meta, ka dalë para  gazetarëve pak minuta më parë, i shoqëruar edhe nga këshilltarët e tij dhe ka publikuar të tjera fakte, siç i quan ai, për grushtin e shtetit për të cilin akuzon mazhorancën.

Një monitor shumë i madh është vendosur në Presidencë, ndërsa Presidenti paralajmëroi se një i tillë dhe më i madh mund të vendoset dhe në Bruksel.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

Ai më tej ka ftuar këshilltarin e tij ligjor z. Bledar Dervishaj, i cili në këto momente është duke shpjeguar të gjitha dokumente, që Presidenti i quan prova.

Të fundit