Flash News

KRYESORE

Në Prishtinë për të ndarë Kosovën? Zyrtari amerikan hedh poshtë lajmet e mediave serbe: Spekulime

Në Prishtinë për të ndarë Kosovën? Zyrtari

Ndihmës sekretari i SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Wess Mitchell, ka mohuar raportimin e bëra nga mediat serbe se vizita e tij në Prishtinë lidhet me një plan të veçantë për Kosovën madje do të propozonte edhe shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtari amerikan i cilësoi këto raportime si spekulime.

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu, mund të ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë por të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në BE”, tha Mitchell.

Ai u shpreh gjithashtu se “SHBA-të janë për një Kosovë demokratike dhe shumë etnike. Do ta kemi një rol shumë aktiv vitin e ardhshëm dhe do të angazhohemi për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, ka thënë Mitchell.

Të fundit