Flash News

KRYESORE

Në pritje të dekretimit, zv/ministri Sandër Lleshi takim me shefat e Policisë së Tiranës

Në pritje të dekretimit, zv/ministri Sandër Lleshi takim me

Pas emërimit si zevendës ministër i Brendshëm, Sandër Lleshi po zhvillon takimin e parë më strukturat e policisë së Tiranës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Nuk dihet nëse është thjesht një takim kortezie, apo Lleshi kërkon më shumë impenjim nga komisariatet e kryeqytetit për të shmangur ngjarjet kriminale. E tillë ishte vrasja e Fabion Gaxhës në mes të Bllokut rreth një muaj më parë, ngjarje e cila krijoi mjaft panik tek qytetarët.

Lleshi zuri vendin e Fatmir Xhafajt, i cili dha dorëheqjen në mënyrë të mistershme, në kulmin e disa operacioneve që po zhvilloheshin në vend me mbështetjen e partnerëve të huaj.

Ai është ende në pritje të dekretimit nga kreu i shtetit, Ilir Meta, pas refuzimit të parë, pasi Lleshi është ende aktiv si ushtarak i lartë i vendit.

Të fundit