Flash News

KRYESORE

Në pritje të dekretit për shkarkim, Gjiknuri shpalli në 31 dhjetor koncesionin me vlerë 7.24 miliard lekë

Në pritje të dekretit për shkarkim, Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në datë 31 dhjetor ka shpallur koncesion për Termocentralin e Vlorës.

Vlera e parashikuar për koncesionin është 58 milion Euro ose 7.24 miliard lekë. Ky është prokurimi i fundit dhënë me Partneritet Publik Privat për 2018-n.

Autoriteti Prokurues është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ndërsa Objekti i Prokurimit: Dhënie me Koncesion / PPP për rehabilitimin dhe vënien në Punë të Termocentralit të Vlorës dhe të Tubacionit Fier – Vlorë të furnizimit me gaz të TEC.

Të dhënat e koncesionit janë bërë publikuar nga Open Procurement Albania, ku është bërë dhe një përshkrim i Shkurtër i Koncesionit :

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, përfshirë mundësisht një degëzim të tubacionit të gazit Fier – Vlorë. Përzgjedhja e ofertuesit Fitues do të bëhet bazuar në një procedurë të hapur konkurrimi, sipas kritereve specifike të kualifikimit dhe vlerësimit. Kohëzgjatja e Kontratës koncesionare / PPP është 20 vjet, duke filluar nga momenti i rehabilitimit, operimit të TEC dhe pasi të jetë siguruar furnizimi me gaz i TEC-it të Vlorës”.

Burimi i financimit është kapital privat, ndërsa gara e hapur pritet të finalizohet në shkurt.

Kujtojmë që Damian Gjiknuri u shkarkua me 28 dhjetor nga kryeministri Edi Rama. Në vendin e tij është emëruar Belinda Balluku.

Të fundit