Flash News

KRYESORE

Në pritje të fëmijës së katërt, Kim dëshiron ta quajë si të vëllanë

Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të katërt por përmes së një nënë mbartëse pasi ajo vetë për shkak të një problemi shëndetësor rrezikon jetën nëse do ngelet shtatzënë.

Kanye dhe Kim do bëhen prindër për herë të katërt dhe ai është djalë. E ftuar në “Jimmy Kimmel Live” të hënën, ajo tregoi se kanë menduar edhe për emrin.

"Në fakt, e kam një emër. Po mendoja vërtet ta quaja Rob, si vëllai im. Kemi North, Saint, Chicago – Rob. Nuk shkon shumë në të vërtetë. Por unë po e ndjeja dhe vëllai ishte dakord. Kështu që ky është emri i vetëm për tani. Më pëlqen Rob West, por jo Robert West," - tha ajo.

Të fundit