Flash News

KRYESORE

"Në PS, rilindasit duan të hanë socialistët", ish-drejtoresha e Tatimeve i rikthehet politikës: Partia që më ka propozuar për deputete

"Në PS, rilindasit duan të hanë socialistët",

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, i rikthehet jetës politike. E ftuar në “Tempora” me gazetaren Sonila Meço, Shehaj ka deklaruar se do të kaloj me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe se kjo forcë politike e ka propozuar si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim”, deklaroi Shehaj.

E pyetur përse ky ndryshim, dhe pse LSI-në në vend të PS-së? Shehaj tha se ishte dhe mbetet socialiste, por smund të shkonte në PS, pasi rilindasit duan të hanë socialistët.

“Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste. Ndryshimi ky është: jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Në PS janë rilindasit që duan të hanë socialistët”.

Të fundit