Flash News

KRYESORE

‘Në qershor nuk pati zgjedhje’, Basha reagon pas deklaratës së KiE: Ti kthejmë qytetarëve qeverisjen legjitime

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka përshëndetur deklaratën e zyrtarëve të Këshillit të Europës, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, tw cilwt nw një reagim zyrtar theksuan se zgjedhjet nuk ishin pluraliste.

Bazuar në këtë deklaratë, Basha rithekson se më 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira.

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan Basha.

 

 

 

 

 

Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, i quajti zgjedhjet jopromotore dhe ndihmuese për forcimin e demokracisë në vend.

“Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”- deklaruan drejtuesit e këtij institucioni.

Të fundit