Flash News

KRYESORE

“Në qeverinë e Ramës s’mjafton vetëm puna”, Andi Bushati: Shahini mish i huaj, nuk ishte si Spiropali dhe Ekonomi   

“Në qeverinë e Ramës s’mjafton vetëm

Gazetari Andi Bushati e ka cilësuar largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit në ditën e parë të shkollës një prerje në besë.

Në një analizë për lapsi.al, Bushati shkruan rendit disa nga arsyet që çuan zëvendësimin e Shahinit me deputeten e Elbasanit, Evis Kushi, ndërsa ndër të tjera shkruan se ish-ministrja tashmë se ajo punonte për Edi Ramën dhe i shërbente atij, por në qeverinë e rilindjes, shton ai kjo është e pamjaftueshme.

“Aty të mos venerosh liderin dhe mos i thurësh lavde atij është e barabartë me një mëkat. Mes kolegesh që njëra e thërret shefin Skënderbe, tjetra “brandi i Shqipërisë në botë” dhe dikush tjetër e prezanton si artist të përmasave ndërkombëtare, Besa Shahini qe një mish i huaj.

Nga fundi i mandatit të saj ajo qe e vetmja që nuk e lejonte Ramën të bënte humor me të në mbledhjet e kabinetit dhe që refuzonte të përdorte si njësi matëse të vetmin kut që ka vënë rilindja, atë të likeve në Facebook dhe të kronikave televizive fallco.

Këto ishin krimet e saj, të cilat i pagoi me çmimin e një largimi që pati po aq mungesë transparence dhe përfilljeje të publikut sa ç‘ishte edhe emërimi i saj.

Vetëm për kaq, ajo u ndëshkua. Jo se ishte kundër Ramës, por se kërkonte, që me aq sa mundësi kishte, të qe vetvetja. Jo se nuk donte vazhdimsinë e pushtetit të rilindjes, por se shpresonte që në këtë mision të mos shërbente si një ushtare qorre. Jo se gegërishtja e saj nuk përputhej me stilin e pasardhësit të Nolit, por se e shkuara e saj e bënte ta përbuzte politikën spektakël.

Këto “lukse” të vogla, që kanë të bëjnë më shumë me personalitetin e njeriut sesa me vizionin e tij, asaj nuk ia duruan. Atë e shkarkuan pasi hapi rrugën dhe pranoi vetë se do të ikte.

Rama e preu Shahinin në besë, pasi ata patën rënë më parë dakord, se ajo do të vazhdonte deri në fund të mandatit. Kjo qe “tradhtia” e fundit që mund ti bënte. Një goditje se guxoi të vepronte pa leje. Një ndëshkim se tentoi sadopak të ishte vetja, një një mjedis ku të gjitha janë në garë, për hosana gojore ndaj liderit”, shkruan Bushati.

https://politiko.al/rama-largon-besa-shahinin-diten-e-pare-te-shkolles-e-zevendeson-me-deputeten-e-elbasanit-keqardhje/

Të fundit