Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në "Republika e bananeve", mandatet e opozitës vlejnë vetëm të djegura
Gentian Gaba
Ditën e djeshme Durrësi nuk u zbardh vetëm nga bora që ka pushtuar me heshtjen e saj një pjesë të madhe të vendit. Qyteti i dytë i Shqipërisë u zbardh nga kapja e një sasie gati të pabesueshme kokaine. Gjashtëqind e trembëdhjetë kilogram, ose, më mirë, njëqind e tetëdhjetë milion euro. Një vlerë ekonomike e mjaftueshme për të ulur me 20 për qind deficitin buxhetor, e të tjera përdorime të ngjashme që mund të godasin fantazinë e çdokujt për këtë sasi të hollash, që me shumë gjasa është vetëm një nga bananet e asaj peme pjellore që është Amerika Latine për kësisoj trafiqesh, me destinacion Shqipërinë.
Gazetarë të shumtë raportojnë se ka dyshime të forta se pas ngarkesës me kokainë qëndrojnë emra të fuqishëm të botës së politikës, sidomos nga ana e mazhorancës, apo siç njihen tashmë: “peshqit e mëdhenj”. Është vështirë të imagjinohet se kjo sasi kaq e madhe e drogës, e transportuar nga Kolumbia për në Shqipëri, të jetë punë e dy 25 vjeçarëve të arrestuar dhe pronarit të magazinës së bananeve, i cili është shpallur në kërkim. Garancia për ngarkesën, ose 97 të tilla të bëra ndër vite me origjinë Amerikën Latine, sigurisht është gjetkë. Por kjo nuk surprizon më askënd, droga e kpaur është gjithmonë më e vogël sesa ajo që shkon te konsumatori final.
Këto ngjarje, që ngjasojnë më shumë me rrëfime të shkëputura nga faqet e librit “Gomorra”, të Roberto Savianos, janë kthyer në ndodhi të zakonta për të gjithë ne.
Ditën e sotme faqet e para të shtypit i fitoi përsëri droga, por këtë radhë ajo që njihet si produkt lokal: Kanabisi. Në dy shtete fqinj si Greqia dhe Italia, me të cilët na bashkon Aleanca Atlantike, kanë organizuar kapjen e sasive të ndryshme të drogës me prejardhje shqiptare me vlera marramëndëse. Shpeshtësia e këtyre ngjarjeve e ka "banalizuar të keqen" në vend. Anormalja është kthyher në normale, paçka përpiqen të thonë se i kapëm, pra i kemi kundërshtarë, përhapja e fenomenit flet për një ndërthurrje midis palëve që tejkalon rolet. Një aleancë midis trafikantëve, policisë dhe politikës që ka hedhur tuç rendin e gjërave.
Durrësi, Elbasani dhe Vlora janë qytetet që ilustrojnë më së miri ujdinë e triadës politikë, polici dhe trafikantë, dhe diversifikimin në trafikun e lëndëve narkotike. "Audi i zi", që mori përpara policinë në qytetin e Metalurgjikut, ishte vetura e heroinës turke. "Audi i zi" i ish-ministrit të Brendshëm, ishte vetura e hashashit "Made in Albania". Ndërsa, bananet e Durrësit, dhe kokaina Kolumbiane, janë simboli i tranformimit të vendit në një "Republikë bananesh".
Ky togfjalësh ekzotik është sajuar nga shkrimtari amerikan O. Henry, i cili e ka ilustruar këtë koncept në romanin “Cabbages and Kings”. Në shkencat politike termi nënkupton një vend politikisht jo stabël. Në republikat e bananeve politikbërësit, nëpërmjet oligarkisë politiko-ekonomike, shfrytëzojnë ekonominë kombëtare për qëllime vetjake, duke u dalluar për servilizëm ndaj ndërkombëtarëve, por me arrogancë diktatoriale ndaj të qeverisurve.
Bananet mbi të cilat rrëshqitëm dje, tregojnë se jo vetëm siguria kombëtare është në rrezik, por që shumat e trafikuara në hashash, heroinë dhe kokainë kanë fuqinë të blejnë të gjitha shtresat e shoqërisë sonë të vobektë.
Deri më sot, shpëtimi i vetëm i shteti dhe i qytetarëve ka qenë pozicioni gjeokrafik dhe proceset integruese në të cilat vendi po kanalizohet nga vullneti i atyre, si për shëmbull Juncker dhe organizata që përfaqëson, që janë të "uritur" për stabilitet në këtë rajon.
Nëse fati ynë do të varje nga triada politikë, polici, trafikantë, në këto pak vite, Shqipëria do të klasifikohej si "failed state"; të paaftë për të kontrolluar terriorin dhe kufjitë. Kartelet e krijuara menaxhojnë miliona euro (sa mund të bëjnë 180 milion euro herë 97 rrugë bananesh?!). Vetëm vlera e sasisë të ndaluar dje është më e lartë se buxheti i Ministrisë së Brendshme për 2018, dhe kjo të jepë idenë e asimetrisë së kësaj beteje. Nuk bëhet më fjalë për financim të një partie apo të një tjetre, por për një dorëzim pa kushte të të gjithë sistemit politik. Një rrugë në të cilën kemi hyrë shumë lehtë, por nga e cila do të dilet vetëm nëpërmjet sakrificave të mëdha.
Në këtë pikë, nuk është më e mundur të kthehet më faqja në anën tjetër, por lipsen veprime drastike; gjithsesi, djegija e mandateve nga ana e Opozitës duket mjeti i duhur. Konsistenca politke kërkon që deklaratat të përkojnë me aksionet. Nëse mazhoranca akuzohet, minimalisht, si e paaftë për të ndaluar degjenerimin e vendit në një narkoshtet, ose, maksimalisht, si bashkëfajtore në këto trafiqe, aksioni ekstra parlamentar mbetet alternativa e vetme për të ngritur vëmendjen e qytetarëve në nivelin e duhur ndaj kësaj plage. Rrugë tjetër nuk ka, ka vetëm një biletë vetëm vajtjeje për në "Republikën e bananeve".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38