Flash News

KRYESORE

“Ne rrimë grumbuj në kafe”, deputeti: Të fillojë jeta normale në parlament; Ruçi: Vendos maskën

“Ne rrimë grumbuj në kafe”, deputeti: Të fillojë

Deputeti Korab Lita ka kërkuar që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të mos kryhen më online, për sa kohë që deputetët jashtë kamerave qëndrojnë grumbuj mes tyre nëpër kafene.

“Pse, virusi është ngjitës vetëm në mbledhje dhe kur rrimë grumbuj-grumbuj në kafe nuk ka rrezik infeksioni? Propozoj që të fillojë jeta normale parlamentare”, tha Lita, i cili u shfaq pa maskë në fytyrë, ndërsa i është përgjigjur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Ju si deputetë dhe unë duhet të jemi të parët e zbatimit të masave e protokolli për pandeminë. S’ka vend për të neglizhuar dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo beteje fitohet vetëm me masa. Ndaj ju dhe çdo deputet tjerë të vendosë maskën. Edhe krerët më të fuqishëm të botës komunikojnë online

Funksionimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare ka qenë më transparente e produkteve se mbledhjen e zakonshme. Protokollet i vendosin ekspertët dhe të rrezikojmë jetën e deputetëve”, tha Ruçi.

Të fundit