Flash News

KRYESORE

“Në rrjetet e furnizimit me ujë s’janë bërë investime”, si justifikohet Rama: Kishim borxhet e qeverisë tjetër për të paguar

“Në rrjetet e furnizimit me ujë s’janë bërë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ndërtimin e fiderave të rinj në Tiranë. Ndërsa tha se në 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada, Rama u ndal edhe te rrjeti i furnizimit me ujë për të cilin u justifikua se është bërë mirëmbajtje, por jo investime për shkak të borxheve të qeverisë pararendëse.

“7 vjet janë bërë më shumë se në dekada. Këto janë infrastruktura të trashëguara nga vitet ’70, sic janë edhe ato të ujit.

Për 55 zona të mëdha urbane të vendit janë kantiere që janë për të transformuar rrjetet të furnizimit me ujë të viteve ’60-70 dhe fillim viteve ’80.

Në të gjitha ato rrjete është bërë mirëmbajtje, por jo investime. Ne nuk kemi patur mundësi të investojmë më parë sepse kishim barrë borxhesh që duhej lehtësuar pak nga pak.

Ndërkohë që demografia ka ndryshuar rrënjësisht, janë rritur konsumatorët në zonat urbane dhe si furnizimi me energji dhe ujë io është lënë për dekada rrjeteve të ndërtuara në atë kohë për atë lloj numri banorësh që ishte konsum tjetër është e paimagjinueshme që s’ka pasur asnjë strategji për t’i bërë të paktën hap pas hapi.

Sikur këto që ne po bëjmë të ishin bërë hap pas hapi që në krye të hapit, është vërtet për të vënë duart në kokë për s’kemi c’të bëjmë. Na mjaftojnë kusuret tona e të tjerëve që nuk i bënë gjërat përpara, ti mbajnë ata, ne s’i mbajmë dot”, deklaroi Rama.

Të fundit