Flash News

KRYESORE

Në Rumani nuk presin partitë politike, populli sërish në protesta kundër reformave që cënojnë gjyqësorin

Në Rumani nuk presin partitë politike, populli sërish në

Dhjetëra mijëra persona në të gjithë Rumaninë kanë protestuar dje në mbrëmje kundër reformave të planifikuara gjyqësore për të cilat kritikët kanë shprehur shqetësimin e tyre se ato mund të nxisin korrupsionin.

Sipas këtyre reformave të planifikuara, sistemi i drejtësisë do të jetë nën kontrollin e qeverisë dhe do të pakësojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin që është endemik në Rumani.

Rreth 20 000- 30 000 demonstrues dolën për të protestuar në rrugët e Bukureshtit, sipas raporteve të medias.

Gjithashtu,  sipas agjencisë rumune të lajmeve “Mediafax”  protesta më të vogla janë zhvilluar në 13 komuna dhe qytete të tjera të vendit.

Partia qeverisëse socialdemokrate (PSD) mori pushtetin në janar në koalicion me partinë liberale ALDE .

Por, lideri i PSD-së,  Liviu Dragnea nuk mundi të kandidonte për postin e kryeministrit për shkak të një dënimi penal. Ai u akuzua për mashtrim gjatë zgjedhjeve elektorale.

Qeveria e re u përpoq të lehtësonte rregullat ndaj personave me rekorde kriminale në detyra shtetërore, një masë ligjore që i mundësonte Dragneas të merrte detyrën e kryeministrit.

Megjithatë, kjo nxiti protesta të mëdha duke e detyruar qeverinë ta tërhiqte ligjin.

Të fundit