Flash News

KRYESORE

Në sezonin e dytë të "Hell`s Kitchen" çdo gjë është dyfish: Studioja, ashpërsia e Renatos dhe risitë

Në sezonin e dytë të "Hell`s Kitchen" çdo
Është mësuar se kur do të nisë sezoni i dytë i emisionit të famshëm të gatimit "Hell`s Kitchen". Me në krye shef Renaton, këtë sezon ky "reality show" do të vijë me shumë ndryshime. Studioja ku do të bëhen xhirimet dhe do gatuhet do jetë dhe njëherë më e madhe se ç`ishte në sezonin e parë. Reanto po ashtu, ka paralajmëruar që do të jetë edhe më i egër. Kujtojmë se vitin e kaluar, shefi i kuzhinës theu pafund pjata e përplasi tiganë e enë të tjera kuzhine. Këtë sezon, emisioni premton më shumë risi dhe më shumë spektakël, pra dyfishin e asaj që kemi parë vjet. Është mësuar nga një postim në Instagram nga shef Renato se në tetor emisioni i gatimit  do të ngre siparin në sezonin e tij të dytë.

Të fundit