Flash News

KRYESORE

Në SHBA i presin hovin, Aleksandar Vuçiç: Perëndimi nuk tërhiqet nga pavarësia e Kosovës

Në SHBA i presin hovin, Aleksandar Vuçiç: Perëndimi nuk

Pas tri ditësh vizita në SHBA, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se takimet kanë qenë të vështira sa i përket çështjes së Kosovës.

“Nuk po bisedojmë vetëm me shqiptarët, por po bisedojmë edhe me ata që e krijuar Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se për ato takime nuk mund të flas më shumë.

Ai ka thënë se të ketë pasur shumë takime që kanë qenë maratonike e në fund është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteres “Jam i kënaqur me punën e përpjekjen tonë, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Kam shpresuar për mirëkuptim më të madh, nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Prej një kohë të gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, për Kosovën... Po përpiqemi të gjejmë zgjidhe kompromisi, por pala shqiptare po e bën punën e vet, e bashkësia ndërkombëtare të veten. Nuk jam i kënaqur, sepse vendet perëndimore qëndrojnë fuqishëm në respektimin dhe në ruajtjen e pavarësisë Kosovës“, ka thënë Vuçiç.

“Që ta përgatisë platformën për qytetarët tanë, më duhet përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare për diçka. Megjithatë, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të flasë për atë se kujt i takon Kosova”, ka thënë kryetari serb Ai ka shtuar se Serbia po paguan çmimin e vendimeve të gabueshme nga e kaluara.

Të fundit