Flash News

KRYESORE

Në SHBA propozohet rihapje e shkollave në mes të pandemisë; çfarë sugjeron eksperti amerikan i sëmundjeve infektive

Në SHBA propozohet rihapje e shkollave në mes të pandemisë;

Dr. Anthony Fauci, anëtar i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin dhe ekspert i lartë i sëmundjeve infektive u shpreh se mësuesit janë pjesë e “eksperimentit” mbi atë që pritet kur shkollat të rihapen në mes të pandemisë COVID-19, raporton Newsweek.

Komentin e tij Fauci e dha gjatë një inteviste virtuale me Randi Weingarten, president i Federatës Amerikane të Mësuesve.

Eksperti amerikan u pyet se cilat janë kushtet thelbësore për t’i mbajtur fëmijët dhe të rriturit të sigurt kur kthehen në mësimin personal brenda vitit të ardhshëm.

Fauci tha se “situata e paracaktuar” duhet të jetë që fëmijët të kthehen në shkollë, si për mirëqenien e tyre, ashtu edhe për të mbrojtur prindërit që punojnë.

Por, ka një ‘por’, tha eksperti, duke argumentuar se siguria, shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve, mësuesve dhe personelit është “thelbësore”.

'Nuk ka asnjë formë që i përshtatet të gjitha zgjidhjeve', tha ai.

Fauci tha se përgjigjet për shumë pyetje në lidhje me rihapjen e shkollave mbeten të panjohura.

“Në shumë aspekte, për fat të keq, megjithëse kjo mund të duket pak e frikshme dhe e ashpër… është që ti do të jesh në të vërtetë pjesë e eksperimentit”.

Ndërsa rastet e COVID-19 rriten në të gjithë vendin, presidenti Donald Trump kërcënoi se do të ndërpresë fondet federale për ato shtete që nuk hapin shkollat.

Të fundit