Flash News

KRYESORE

Në shitje gjigantët shtetërorë, procedurat nisin për 10 ndërmarrje të trashëguara nga komunizmi

Në shitje gjigantët shtetërorë, procedurat nisin për 10

Ministria e Energjetikës ka nisur procedurat e likuidimit të 10 ndërmarrjeve gjigande, ende në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për disa prej uzinave e fabrikave më në zë, të trashëguara nga epoka e komunizmit, por që sot janë në gjendje të mjerueshme.

Ndërmarrjet janë: Kombinati Energjetik Elbasan, Ndërmarrja Prodhim Mobilje Tiranë, Ndërmarrja e Prodhim Veshjeve Durrës, Ndërmarrja Prodhim Këpuca Korçë, Beratex sh.a. Berat, Ndërmarrja Prodhim Kabllo sh.a. Shkodër, Uzina e Superfosfatit Laç, Ndërmarrja e Prodhim Çelikut Elbasan, Uzina nr. 12 dhe Co Elbasan, si dhe Uzina e Plehrave Azotike Fier, raporton Scan.

Ministria bën me dije se ndjek prej kohësh aktivitetin e këtyre ndërmarrjeve. Sipas saj, duke synuar maksimizimin e vlerave të aseteve të mbetura me shpenzime sa më të vogla, po ndiqet me përparësi përshpejtimi i procedurave të shitjes dhe likuidimit të ndërmarrjeve.

Në muajin korrik, është miratuar kërkesa e MZHETTS për privatizimin e paketës shtetërore për “Prodhim Këpucësh”, Trikotazh” Korçë, “Beratex” Berat dhe me tej edhe për “Prodhim Mobilje” Tiranë dhe “NPV” Durrës.

Me përparësi ndiqet administrimi, ruajtja, dhe monitorimi në “Uzinën e Plehrave Azotike” Fier i dy landfilleve , një në ish-Sodë dhe tjetri në Azotik, ku janë depozituar mbetje të rrezikshme.

Të fundit