Flash News

KRYESORE

Në shkelje të protokollit/ Tre krerët e shtetit në tre kontinente të ndryshme; Shqipërinë ‘e drejton’ Braçe

Në shkelje të protokollit/ Tre krerët e shtetit në tre

Në shkelje të protokollit të shtetit, tre zyrtarët më të lartë janë larguar jashtë për vizita pune. Protokolli e kërkon që të paktën një prej Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të jetë i pranishëm në Shqipëri. Por, ditën e djeshme, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Edi Rama kanë qenë në shtete dhe kontinente të ndryshme.

Presidenti Meta ndodhej në Uashington të SHBA-së, kryeparlamentari Ruçi në Berlin të Gjermanisë, ndërsa kryeministri Rama në Riad të Arabisë Saudite.

Shteti shqiptar ka qenë përgjatë ditës së djeshme në duart e zv/kryeministrit Erjon Braçe.

Të fundit