All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Në Shqipëri ka pak ose aspak burra shteti” Ndoka ka një listë emrash për ta

“Në Shqipëri ka pak ose aspak burra shteti” Ndoka ka
All - Paragraf - 1

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Nard Ndoka  kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë është shprehur se fjala marrëveshja, "besa" dhe precedenti, janë problemi më i madh për politikanët shqiptarë dhe një kosto e hendek i madh për besueshmerinë tek qytetarët.

All - Paragraf - 3

Më tej ai shkruan se politika shqiptare në pluralizëm është dominuar nga 7-8 persona, që kanë vendosur për të gjithë ne. Ndërsa ka rreshtuar nga i pari deri te i fundit emrat e politikanëve të cilët i shikon si burra të cilët i mbahen marrëveshjeve, Ndoka i ka shoqëruar edhe me karakteristikat të cilat pak a shumë nuk i largohen perceptimit që ka pjesa më e  madhe e shqiptarëve për këto figura.

Statusi i plotë:

Institucioni i fjalës!

Fjala, marrëveshja, "besa" dhe precedenti, janë problemi me i madh per politikanët shqiptarë dhe një kosto e hendek i madh per besushmerinë tek qytetarët!

Politikanet tanë kanë probleme me fjalën, e thonë dhe nuk e mbajnë atë, kanë probleme me marrëveshjen e nënshkruajnë dhe e shkelin atë, kanë probleme me "besën", e japin dhe e thyejnë atë!

Precedenti është modeli që merret si referim, tek politika shqiptare mungon si fenomen!

Si veprohet kur cenohet, fjala, marrëveshja e besa? Precedenti vendoset ne rastet kur nuk ka rregulla, apo mundesi kontrolli.

Ne Angli, 'precedenti' është kushtetute, ligj, garanci dhe besim. Precedenti vendoset një here dhe respektohet në vazhdimesi, vendoset me kosto, ndonjehere edhe me jete!

Ne Shqiperi, nuk ka precedent, nuk ka siguri, nuk ka kontroll, nuk ka besim dhe ka pak apo aspak burra shteti!

Politika shqiptare në pluralizëm është dominuar nga 7-8 persona, që kanë vendosur per të gjithë ne!

Fatos Nano, probleme me fjalën, respekt per marrëveshjen, nuk e njeh institucionin e besës!

Sali Berisha, njeri i fjalës, i marrëveshjes dhe besnik i kauzes! Agresiv per vendosjen e precedentit!

Edi Rama, demagog i fjalës, lozonjar i marrëveshjes, ateist i beses!

Lulzim Basha, e ngrin dhe e shkrin fjalën, nuk e njeh marrëveshjen!

Rexhep Meidani, fjalë pak!

Alfred Moisiu, burrë!

Bamir Topi, flet duke heshtur!

Politikane të 'dorës së dytë' kam njohur shumë;

Mund të rreshtoj disa prej tyre, që janë cilesuar tashme si personazhe qe vlerësojne fjalën, respektojne marrëveshjen e kane Zot, besën:

Dashamir Shehi

Agron Duka

Ndre Legisi

Gramoz Ruçi

Vangjel Dule

Fatmir Xhafa

Sokol Axhemi

Pllumb Xhufi

Nikollaq Neranxi

Disa nga keto politikanë janë penalizuar në vazhdimesinë e tyre politike, pikerisht prej mosrespektimit të fjalës e marrëveshjes nga partneret e tyre politikë nder vite!

Për deputetët në pergjithesi, fjala e tyre është fjala e kryetarit, marrëveshja është vendimi i partisë, besa është e njëanshme!

Precedenti mungon!

 

Të fundit