Flash News

KRYESORE

Në Shqipëri qeveria do ta shembë, Rumania restauron teatrin e ndërtuar në vitet ’30 dhe që ishte shkatërruar plotësisht

Në Shqipëri qeveria ka miratuar një ligj që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas saj, godina aktuale e teatrit është e amortizuar dhe nuk mund të restaurohet.

Për këtë bashkia mblodhi edhe disa prej përfaqësuesve të institucioneve në vend, të cilët në rolin e specialistët, renditën edhe arsyet pse sipas tyre godina nuk mund të restaurohet.

Por kundërt tyre, 61 urbanistë dhe arkitektë në vend, në një letë të hapur, kanë shprehur bindjen se godina ku ndodhet Teatri Kombëtar mund të restaurohet.

Por pavarësisht kësaj, në seancën plenare të 5 korrikut mazhoranca miratoi ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit. Ligji nuk u dekretua nga Presidenti por mazhoranca ka bërë të ditur se në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, do ta rivotojë sërish ligjin.

Por teksa qeveria shqiptare kërkon të shembë një godinë e cila vijon të qëndrojë në këmbë, një shembull vjen nga Rumania, ku arkitekti Vlad Rusu ka arritur të restaurojë një godinë me funksion ‘pallat kulturor’ që ishte ndërtuar fillimisht në vitet 1930, por 20 vitet e fundit ishte kthyer në rrënojë si pasojë e një zjarri të rënë në këtë godinë.

Godina në fjalë, ishte ndërtuar në vitet 30, ndërsa në 1960-ën ajo u rikonstruktua. Por në vitin 1995, si pasojë e një zjarri të madh ajo u shkatërrua thuajse plotësisht.

Arkitekti Vlad Rusi mundi të sigurojë disa foto se si ishte ndërtesa para se të shkatërrohej dhe gjatë restaurimit i ka dhënë asaj pamjen të cilën kishte që në momentin kur ishte ndërtuar.

Si ishte godina e shkatërruar

Pas rikonstruksionit

Të fundit