Flash News

KRYESORE

Në shtator me parti, Rudina Hajdari zbulon projektin e ri politik: Me ajkën e qytetarisë, gati për të bërë ndryshimin!

Deputetja Rudina Hajdari pritet që në vjeshtë të zyrtarizojë lëvizjen e re politike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari rrëfen se është duke përgatitur një projekt të ri politik “me ajkën e qytetarisë”, objektiv i të cilit është rinia, dhe ndryshimi.

"Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit", tha Hajdari.

Ndërkaq, referuar Reformës Zgjedhore, Hajdari deklaron se është e bindur që listat do të hapen 100%. Hajdari përmes postimit në Instagram, pyetjes së “çfarë i sugjerojnë për aksionin politik në nisje të sesionit të ri parlamentar në muajin shtator?”, qytetarët i kërkojnë krijimin e një partie të re politike me fokus primar studentët.

Mesa duket, ky është projekti i radhës i ish-kryetares së grupit demokrat dhe njëherazi deputetes, Rudina Hajdari, pas përjashtimit nga Partia Demokratike për shkak të dezertimit që i bëri nismës së opozitës së bashkuar për të djegur mandatet.

Të fundit