Flash News

KRYESORE

Në shtëpinë e Nënë Terezës, Dom Artur Jaku flet për vrasjet në Shkodër: Mos harroni se ka një Zot. Për Qeverinë nuk kam asnjë apel

Në kuadër të dy vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku, është zhvilluar një meshë në shtëpinë e saj në Shkodër. Mesha është drejtuar nga Dom Artur Jaku, i cili ndër të tjera ka folur edhe për shqetësimin e madh të shkodranëve, situatën kriminale në qytet.

Dom Arturi i bëri apel të gjithë atyre që kryejnë vrasje t’i japin fund këtyre krimeve që po marrin jetë njerëzish.

“Mos harroni, ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, u shpreh Dom Arturi.

“Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë, vendin tonë, duhet të ndalen”, shtoi ai.

Për situatën e rënduar, Dom Arturi refuzoi të bente apel për zgjidhje ndaj Qeverisë.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë”, tha Dom Artur Jaku duke kërkuar edhe njëherë dhënien fund të këtyre krimeve.

Të fundit