Flash News

KRYESORE

Në takimin e FRPD me 300 studentët europianë, i pranishëm dhe Glauk Olldashi, Basha: Nderon të atin

Në takimin e FRPD me 300 studentët europianë, i pranishëm

Sot të rinjtë e FRPD-së janë takuar në Tiranë me 300 studente europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane.

Gjatë fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha me temë “Sfidat e studenteve ne rrugen europiane te Shqiperise”, ai u ndal dhe te lista e të ftuarve ku veçoi djalin e të ndjerit Sokol Olldashi.

Basha u shpreh se prania e tij nderon të atin ndërsa shtoi, “Glauk Olldashi është djali i sh kryetarit të forumit të PD-së, zotit Sokol Olldashi që u nda nga jeta tragjikisht”.

300 studentët europiane janë nëTiranë për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ata do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare tek kryeministria në orën 18.30.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.

Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane.

Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve

Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është provuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.

Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë  e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht.

Të fundit