Flash News

KRYESORE

Në Tiranë, dy gjimnaze mësim me dy turne, në Kavajë disa shkolla nuk do hapen më 11 shtator...

Në Tiranë, dy gjimnaze mësim me dy turne, në Kavajë

Edhe pse u trumbetua me force nga kryetari i Bashkise se tiranes, Erion Veliaj, se fenomeni i mësimit me dy turne nuk do të nddodhte më, ai do të jetë i pranishëm edhe përgjatë këtij viti shkollor, sidomos në shkollat e mesme. Por numri i gjimnazeve ku nxënësit do të zhvillojnë mësim pasdite është reduktuar.

Kështu nga 25 gjimnaze që ndodhen në kryqytet vetëm në 2 prej tyre mësimi do të zhvillohet me dy turne.

Prefekti i qarkut të Tiranës, Admir Abrija, zhvilloi sot një takim me drejtues të disa institucioneve për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor dhe aty u raportua se vetëm dy gjimnaze nuk kishin hapësira dhe klasat e nevojshme.

“Sot mund të themi se në të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës janë hapur institucione të reja arsimore apo janë përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre. Janë përmirësuar ndjeshëm në nivelin e kurikulave dhe pjesën logjistike”, tha Abrija. Përfaqësues të Bashkisë Tiranë, nënkryetari Andi Seferi dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi thanë se deri në përfundim të mandatit do të ndërtohen 16 shkolla të reja të cilat do t`i japin fund mësimit me dy turne.

Ndërkohë në bashkinë Kavajë edhe pse nuk do të ketë mësim me dy turne, disa shkolla rrezikojnë të mos hapin dyert për nxënësit të hënën e 11 shtatorit për shkak të problemeve në infrastrukturë.

Të fundit