All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Në tre ditë dy sulme nga ariu, 73-vjeçari nga Kukësi humb njërin sy

Në tre ditë dy sulme nga ariu, 73-vjeçari nga Kukësi humb
All - Paragraf - 1

Sulmet nga kafshët e egra, konkretisht arinjtë po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese. Brenda një harku kohor prej 3-ditësh dy persona në zonat e thella të Kukësit janë sulmuar nga kjo kafshë.

All - Paragraf - 3

Rasti më i fundit është i një 73-vjeçari nga Njësia Administrative Kalis, i cili sapo ka shkuar për të vaditur tokën është sulmuar nga ariu.

Djali i tij, Sulltan Bodini rrëfen për Channël Onë ngjarjen dhe i bën apel institucioneve që të ndërhyjnë, pasi kafshët e egra po rrezikojnë jetën e tyre.

Pacienti ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku mjekët thonë se si pasojë e sulmit, 73-vjeçari ka humbur njërin sy, ndërkohë që pasoja të rënda ka edhe në  pjesën e kokës dhe fytyrës.

Vetëm një ditë më parë Channel One solli rastin e Fasli Karaxhës, i cili ishte sulmuar nga ariu dhe kishte pësuar dënime në gjymtyrët e sipërme.

Banorët i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjnë për rrezikun që iu kanoset, pasi me moratoriumin e gjuetisë ata nuk mund ti vrasin kafshë të tilla.Channel One

Të fundit