Flash News

KRYESORE

Në tryezë me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, Kryemadhi: Unë luftoj me “bishën”, jo me "këlyshin"

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët lidhur me dakordësinë për t’u ulur në një tryezë me bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri për Reformën Zgjedhore, si një nga 9 pikat e Bundestagut gjerman.

Kryemadhi e ka cilësuar Gjiknurin “një ushtar” të Ramës dhe për këtë tha se “lufton me bishën dhe jo me këlyshin e saj”.

“Është lojë e Ramës. Gjiknuri është ushtar i Ramës. Unë do luftoj me bishën. Nuk luftoj me këlyshin e bishës. Bisha në këtë histori është Rama. Të tjerët kanë bërë veprimet që u ka kërkuar Rama dhe kjo është mëse e qartë”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse kjo tryezë ka shkaktuar pakënaqësi te elektorati, Kryemadhi e ka mohuar, pasi sipas saj shqiptarët duan zgjedhje.

“Të vetmit të pakënaqur janë ata që kanë dashur të jenë pjesë e lojës në kurriz të shqiptarëve.

Nga takimi që kam patur këto dy ditë vura re se njerëzit e shohin si një mundësi për të ecur përpara. Shqiptarët duan zgjedhje. Nëse nuk miratohet reforma nuk bëhen dot zgjedhje. Rama thoshte s’bëj zgjedhje të parakohshme pa u miratuar reforma zgjedhore. Miratimi reformës dhe heqja e hendekut që i kërkon të krijojë tashmë e nxjerr Ramën zbuluar. Jemi të gatshëm ta miratojmë nesër, po PS është e gatshme?”, tha kryetarja e LSI.

Të fundit