Flash News

KRYESORE

“Ne i ulim taksat bashkitë i rrisin”, Rama kritika për Veliajn?

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësi ndaj punën se kryebashkiakëve të cilët sipas tij kanë rritur taksat vendore, ndërkohë që ato qendrore janë ulur.

Ndërkohë që kryeministri shprehte pakënaqësinë ndaj kësaj çështje regjia e kamerës së ERTV-së është fokusuar te Erion Veliaj, duke lënë të nënkuptohet se ka rezerva ndaj punës së tij. 

Kujtojmë këtu çmimin e ujit për të cilin duhet të paguajmë 12 lekë më shumë ose 45 lekë për m3 .

(1:18:01)

 

“Ka një ulje drastike të taksave, qoftë për të punësuarit në sektorin publik apo privat, qoftë për bizneset e vogla të cilat kanë zero taksë, por pritshmëria është për shumë më tepër dhe këtu ka diçka për të nënvizuar në lidhje me bashkitë të cilat, faktikisht kanë ezauruar hapësirën e çliruar nga ulja e taksave qendrore, duke rritur taksat vendore.

Ne i kemi ulur taksat, por këtu duhet të kemi një diskutim me bashkitë të cilat kanë përfituar nga kjo mundësi, për të rritur taksat vendore.

Kjo është diçka që duhet ta shikojmë me kujdes dhe ta korrigjojmë hap pas hapi, natyrisht duke marrë në konsideratë dhe nevojat e bashkive për të pasur më shumë të ardhura,” tha Rama.

Të fundit