Flash News

KRYESORE

Në vatrën ku shpërtheu virusi në Kinë, aktualisht asnjë pacient nuk po kurohet për Covid-19

Në vatrën ku shpërtheu virusi në Kinë, aktualisht

Në provincën kineze Hubei, në të cilën bën pjesë edhe qyteti Wuhan, ku shpërtheu për herë të parë coronavirusi, aktualisht asnjë pacient nuk po trajtohet për virusin.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë deklaroi se nuk ka raste të reja të konfirmuara dhe vdekje, ndërsa 12 pacientë të dielën kanë dalë nga spitali.

Sidoqoftë, rrezik mbetet fakti që shumë njerëz nuk shfaqin simptoma. Pacienti i fundit që la spitalin Wuhan Chest, ishtë një 77-vjeçar që rezultoi dy herë negativ për Sars-CoV-2.

Teksa doli nga spitali, ai nuk mundi t’i përmbante emocionet, teksa tha se ‘sa i pastër është ajri dhe sa e bukur jeta jashtë’, shkruan South China Morning Post.

Në provincën Hubei janë konfirmuar 68.128 raste, që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 50.333 në qytetin Wuhan. Në Wuhan humbën jetën 3.869 persona nga virusi, ndërsa në mbarë provincën 4.512.

Në provincë u shëruan 63.616 persona.

Nga ana tjetër, në Kinën kontinentale në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste, prej të cilëve 3 janë me burim prej jashtë vendit. Sipas shifrave zyrtare, në Kinë deri më tani janë konfirmuar 82.836 raste me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 4.633 persona.

Të fundit