Flash News

KRYESORE

“Në Vaun e Dejës fletët e votimit u falsifikuan”, anëtari i KQZ i përgjigjet PD: U prodhuan në Slloveni, erdhën në mesnatë

“Në Vaun e Dejës fletët e votimit u falsifikuan”,

Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili një ditë më parë deklaroi se në bashkinë e Vaut të Dejës fletët e votimit ishin të falsifikuara. Sipas Bardhit, 48 orë para votimit në 30 qershor u dogjën fletët e votimit dhe materialet zgjedhore nuk u zëvendësuan në kohë.

Anëtari i KQZ,  hedh poshtë deklaratën e PD, ndërsa publikon me foto sipas tij dokumente që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni dhe se kanë kaluar kufirin rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të datës 30 qershor, ndërsa shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 06.00 para nisjes së votimit.

“Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi.

Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.

Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene.

Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.Dok 1 dhe 2 ne foto

Transporti është kryer ne dt 29.06.2019(foto 3)

Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor

Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ

Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6.

Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor!

Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit”, përgjigjet anëtari i KQZ.

PD nxjerr provat: Në Vaun e Dejës u votua me fletë votimi të falsifikuara

Të fundit