Flash News

KRYESORE

Në vend të Bashës, fjalën e mban Paloka: Arsyeja se përse protestën e drejtuan studentët sot

Në vend të Bashës, fjalën e mban Paloka: Arsyeja se

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, në mbyllje të protestës së opozitës së bashkuar sot, ka mbajtur fjalën përmbyllëse.

Teksa përshëndeti gjithë të pranishmit në protestë në emër të Lulzim Bashës, Paloka u shpreh se  studentët, të rinjtë e drejtuan protestën për një qëllim, pasi ata janë e ardhmja.

“Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët se Shqipëria që ne duam është jo Shqipëria që bëri Edi Rama por Shqipëruia që ne duam për fëmijët tanë.

Pak ditë më parë DASH e cilësoi Shqipërinë e Ramës si qendër të krimit të organizuar në Europë, qendrën e drogës, qendrën ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë jo vetëm në Europë por dhe në SHBA.

Është një raport që dikur ia kanë bërë vetëm noriegës. Sigurisht që ne që jetojmë këtu e dimë se cili është Edi Rama, ndaj jemi këtu derisa ai të shporret. Jemi të bindur që dita që ai kryeministër që nuk përfaqëson asnjë prej zyrtarëve të ndershëm,do të largohet”, tha Paloka.

Më tej ai u shpreh se Rama e qeveritarët dalin e numërojnë se sa demokratë ishin pjesë e protestës, por sipas tij, Rama nuk kupton se “urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëve është gjithmonë aty dhe një ditë do ta mbysë. Mund të vazhdojë të mbledhë surrogato në Parlament, ai është vetëm skena e bashkëpunimit të krimit me hajdutë”.

“Ne demokratë, LSI, republikanë do jemi bashkë deri ditën kur kjo qeveri do të shporret. Rama ik! Fitore!”, mbylli fjalën e tij Paloka.

Kujtojmë që kryedemokrati Basha ndodhet në Berlin ku po zhvillon takime të rëndësishme në kancelarinë gjermane sa i përket situatës politike në vend.

Të fundit